AAK: Qeveria ndaloi shtesat e infermierëve me arsyetimin se nuk ka buxhet por pagoi 11 milionë euro rrymë në Veri

Aktuale

AAK: Qeveria ndaloi shtesat e infermierëve me arsyetimin se nuk ka buxhet por pagoi 11 milionë euro rrymë në Veri

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:34
AAK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka treguar se Grupi Parlamentar i AAK-së e mbështet protestën e thirrur nga infermierët e Kosovës.

Dreshaj ka thënë se infermierët duhet të jenë heronj në vepër e jo vetëm heronj në letër.

“Grupi Parlamentar i AAK-së e mbështet plotësisht protestën e thirrur nga infermierët e vendit. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më sot, infermierët dhe i gjithë stafi shëndetësor ka bërë punë vetëmohuese. Kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë së Kosovës janë krejtësisht të drejta” shkruan Dreshaj në Facebook.

Tutje ai i bëri thirrje Qeverisë që të sjellë sa më parë në kuvend Ligjin e Pagave.

Postimi i plotë:

Infermierët tanë duhet të jenë heronj në vepër e jo vetëm heronj në letër

Grupi Parlamentar i AAK-së e mbështet plotësisht protestën e thirrur nga infermierët e vendit. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më sot, infermierët dhe i gjithë stafi shëndetësor ka bërë punë vetëmohuese. Kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë së Kosovës janë krejtësisht të drejta.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet sa më parë të ndajë buxhet për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës për infermierë, pagesën e punës gjatë vikendeve, orët shtesë të punës dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë.

Qeveria sa më parë duhet të sjellë në Kuvend Ligjin e pagave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë gjithmonë pro këtij ligji. Përmes Ligjit të pagave duhet t’u mundësojmë kushte të dinjitetshme infermierëve tanë.

Infermierët tanë duhet të jenë heronj në vepër e jo vetëm heronj në letër.
Në vend se të ndalen shtesat për infermierët tanë siç ka ndodhur nga ana e kësaj qeverie, e në vend të saj të paguhet rryma për serbët në veri ka qenë dashtë të ndodhte e kundërta.

Qeveria i ndali shtesat me arsyetimin se nuk ka buxhet, ndërkaq mori vendim që t’i paguajë 11 milionë euro serbëve në veri për rrymën e shpenzuar, duke shkelur mbi parimin e barazisë së qytetarëve dhe duke legalizuar krimin në veri.

Infermierët dhe i gjithë stafi shëndetësor janë heronjtë e ditës së sotme dhe ata meritojnë të trajtohen dinjitetshëm.
Prof.Shemsedin Dreshaj

Anëtar I Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat