Publicisti nga Amerika: ‘Non-paper’ është test për ta matur pulsin, reagimi i SHBA-së dhe BE-së i vakët

Aktuale

Publicisti nga Amerika: ‘Non-paper’ është test për ta matur pulsin, reagimi i SHBA-së dhe BE-së i vakët

Më: 30 prill 2021 Në ora: 20:16
Uk Lushi

Publicisti në Amerikë, Uk Lushi në një intervistë për emision “Tek len & tek praron” ka folur rreth shumë çështjeve, duke përfshirë këtu edhe publikimin e “non-papers” së fundi, për të cilat thotë se janë një test për të matur pulsin.

Lushi në intervistën ka thënë se është i shqetësuar edhe rreth faktit se SHBA dhe BE-ja ka një reagim “të vakët”, në lidhje me këtë situatë.

“Çfarë më shqetëson më shumë është reagimi amerikano-evropian, është i vakët, e lejojnë si test që po dihet se kjo “non-paper” është test për të matur pulsin, dhe parapërgatitje për të ardhmen. Si  me çështjen për shkëmbimin e territoreve, demarkacionit, kur Amerika në të kaluarën nuk ka dashur që një temë të vazhdohet, ka qenë e prerë, nuk ka menduar dy herë.

Ndërsa për këtë nuk ka reagim, unë mendoj që kjo nuk është e mirë për Ballkanin as për Evropën, por me informacionet e mija këtyre u kanë paraprirë disa zhvillime shumë të rëndësishme siç ka qenë telefonata mes presidentit Biden dhe kancelares Merkel, e cila po shkon diku tjetër, dhe kur vjen një kastë e re dhe person i ri, do të ndryshojë edhe politika e ardhshme gjithsesi”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat