Ish-ministri LDK-së qëndroi 14 ditë në Infektivë pas infektimit me Covid-19, ka disa fjalë për mjekët

Aktuale

Ish-ministri LDK-së qëndroi 14 ditë në Infektivë pas infektimit me Covid-19, ka disa fjalë për mjekët

Nga: A.Zh Më: 30 prill 2021 Në ora: 20:17
Klinika Infektive e QKUK-së.

Ish-ministri i Financave nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Agim Krasniqi, ka falëndëruar ekipin mjekësor të Klinikës Infektive.

Krasniqi ka treguar se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij, si pasojë e infektimit me Covid-19, ai ishte shtruar në Infektivë për 14 ditë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se me net të tëra ka parë personelin shëndetësor duke qëndruar pa fjetur, duke u kujdesur për pacientët.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

Falënderim i madh për ekipin mjekësor të Klinikës Infektive!

Me datën 7 Prill me familje rezultuam pozitiv me COVID-19. Pas izolimit disa ditësh në shtëpi dhe tajtimit në QMF-4 dhe qendrën e COVID –it në Emshir, u detyruam për arsye të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore times dhe Flutres të shtrihemi në Kliniken Infektive për 14 ditë. Gjatë kësaj kohe në ndihmë na ka dalë familja dhe miqtë e shumtë, të cilët dua t’i falënderoj pa masë.

Mbi të gjitha kësaj radhe dua ta falënderoj tërë ekipin mjekësor të Klinikës Infektive për kujdesin ndaj nesh dhe ndaj gjithë pacientëve tjerë. Të jeni të sigurt se me net të tëra kam parë këtë personel duke qëndruar pa fjetur kurrë dhe me mirësjelljen më të lartë profesionale e njerëzore janë gjendur pranë nesh.

Shëndet për ju dhe familjet e juaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat