Albulena Haxhiu: Me Albin Kurtin kryeministër, ka vdekur shkëmbimi i territoreve

Aktuale

Albulena Haxhiu: Me Albin Kurtin kryeministër, ka vdekur shkëmbimi i territoreve

Më: 30 prill 2021 Në ora: 20:42
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se me qeverinë Kurti, dialogu me Serbinë, do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore.

Haxhiu theksoi se tani e tutje, dialogu me Serbinë, duhet të përgatitet mirë dhe të bëhet me një ekip serioz dhe të vulletshëm.

Ajo shtoi se me Albin Kurtin, kryeministër, tema e ndarjes së Kosovës, nuk do të mund të ndodhë.

“Dialogu do të ndryshojë shumë. Fillimisht ai duhet të përgatitet mirë. Pastaj, Kosova dhe Serbia, duhet të ulen si vende të barabarta. Temat si shkëmbimi i territoreve e këto tjerat, nuk të ndodhin me Qeverinë Kurti dhe me Albin Kurtin kryeministër”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat