“Në zemër të Kosovës”, vjen provokimi i radhës nga Petkoviq

Aktuale

“Në zemër të Kosovës”, vjen provokimi i radhës nga Petkoviq

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:01
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq po qëndron në Kosovë. Ai ndoqi liturgjinë e Pashkëve ortodokse në mesnatë në manastirin e Graçanicës.

Petkoviq shkroi në Instagram se si ai i festoi Pashkët “në zemër të Kosovës”.

Edhe një javë më parë, Petar Petkoviq e ka vizituar Kosovën, me ç’rast dorëzoi çelësat e 12 banesave në Mitrovicën e Veriut si donacion nga Serbia.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se ai kishte marrë leje për të hyrë në Kosovë.

Ajo pati deklaruar se nëse Petkoviqi s’e respekton marrëveshjen e Brukselit do të marrin masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat