Edhe kryeministri Kurti uron Pashkët: Me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë

Aktuale

Edhe kryeministri Kurti uron Pashkët: Me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:41
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e besimit ortodoksë për festën e Pashkëve.

Kurti me këtë rast tha se për çdo vit, besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfi mbi egoizmin , se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën deh se jeta ngadhënjen mbi vdekjen.

“Me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë”, shtoi Kurti.

Postimi i plotë:

Për shumë mote Pashkët!

Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkëatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët.

Ju uroj atyre Pashkë të gëzuara!

Për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen.

Triumfofshin dhe midis nesh!

Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë.

Për shumë mote Pashkët!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat