LAJMI I FUNDIT: Kadri Veseli lirohet nga Haga, ndodhet në Mitrovicë

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Kadri Veseli lirohet nga Haga, ndodhet në Mitrovicë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:18
Kadri Veseli

(E plotësuar 17:45) - Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë.

Ai është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.

Arsyeja e vizitës së Veselit është gjendja jo e mirë shëndetësore e babait të tij i cili ndodhet në trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Media mëson nga familjarët e ish-kreut të PDK-së se me gjasë ai nuk gjendet në shtëpinë e prindërve të tij në Broboniq të Mitrovicës.

Ndërkaq një banor tha se Kadri Veseli, nuk ka qenë akoma në shtëpinë e tij.

Në ndërkohë sipas informacioneve gjendja e babait të Veselit është e rëndë.

***

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë në Kosovë nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

Sipas saj, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”.

“I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

***

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Media raportoi se Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, mediat lokale kanë publikuar pamje nga momenti kur Veseli u pa në Kosovë, konkretisht në Mitrovicë.

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

***

Kadri Veseli është liruar nga burgu në Hagë.

Mitropol ka mësuar se ai ndodhet në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

Burime të afërta të Mitropol bëjnë të ditur se Veseli është liruar nga Haga me kusht, pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Image

Ai po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë policinë e Eulex-it.

Media ka tentuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e PDK-së, por telefoni i tij ka qenë i paqasshëm.

Siç mëson media, Kadri Veseli do të qëndrojë në Kosovë për tri ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat