Kadri Veseli në Kosovë, ky është reagimi i familjes së veprimtarit të vrarë të LDK-së

Aktuale

Kadri Veseli në Kosovë, ky është reagimi i familjes së veprimtarit të vrarë të LDK-së

Nga: Bota sot Më: 2 maj 2021 Në ora: 20:58
Kadri Veseli

Familja e Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas lajmit për vizitën e Kadri Veselit në Kosovë.

Familja Imeri, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur gjest human të Gjykatës Speciale, e cila i dha leje Veselit për vizitë të familjes së ngushtë.

Familja e Haki Imeri, ka thënë se me marrëveshjen e vizitës, Veselit nuk i lejohet të takojë shokët e partisë, në të kundërtën, ai do të dal i dëmtuar.

Raportohet se Veseli erdhi në Kosovë, për ta parë babain e tij, i cili gjendet në spitalin e Mitrovicës.

Reagimi i familjes Imeri:

Një gjest human i Gjykatës Speciale, e cila e paska liruar Kadri Veselin për arsye të njohura dhe humane. Mediat në Kosovë nuk duhet t'i fryjnë kësaj 'vizite', sepse mund të dëmtojnë ndonjë aspekt të marrëveshjes, e cila sigurisht garanton vizitën pa bujë dhe të kufizuar.

Sigurisht në marrëveshje të kësaj natyre Kadri Veseli nuk ka të drejtë të takojë askënd nga 'shokët' e partisë (SHIK-ut). Duhet pasur kujdes në këso rastesh që të mos abuzohet dhe dëmtohet procesi, përndryshe më i dëmtuari do të dal Kadri Veseli.

I dëshirojmë babës së Kadri Veselit shërim sa më të shpejt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat