Eksperti amerikan: Lojë e rrezikshme në Ballkan, pa angazhimin e fuqishëm të këtij shteti, s’ka gjasa të arrihet marrëveshje

Aktuale

Eksperti amerikan: Lojë e rrezikshme në Ballkan, pa angazhimin e fuqishëm të këtij shteti, s’ka gjasa të arrihet marrëveshje

Më: 3 maj 2021 Në ora: 06:38
David Phillips

Njohës të politikave të Ballkanit dhe euro-deputetë, kanë komentuar non-paper, ku flitet për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, eksperti Amerikan i Ballkanit, David Phillips, ka thënë se pa angazhim më të fuqishëm të SHBA’së, palët nuk kanë gjasa të arrijnë një marrëveshje.

Dokumenti i publikuar ditë më parë në një media në Kosovë, ku flet për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdon të nxisë reagime në opinionin publik.

Duke komentuar ‘non-paper-in’, njohësve të zhvillimeve në Ballkan, kanë thënë se ky dokument është pjesë e një loje të rrezikshme në Ballkan.

Eksperti amerikan i Ballkanit, David Phillips, vëren se në këtë dokument nuk përmendet roli i SHBA’së, në procesin e dialogut. Gjithashtu thekson se palët nuk kanë gjasa të arrijnë një marrëveshje, pa angazhim më të fuqishëm të SHBA’së.

“Non-paper nuk adreson rolin SHBA-së gjatë procesit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi i BE-së më vete nuk ka rezultuar efektiv në të kaluarën. Pa angazhim më të fuqishëm të SHBA-të, palët nuk kanë gjasa të arrijnë një marrëveshje dhe, nëse e arrijnë, nuk ka gjasa të kenë vullnetin politik për të ndërmarrë hapa për të zbatuar një marrëveshje”, tha ai.

Ndërsa, deputeti në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, thotë se publikimi i këtyre letrave nuk ka qëllime të mira.

“Unë nuk do të marr pjesë në këtë strategji të re, për të ndikuar situatën në Ballkanin Perëndimor në një mënyrë të keqe përmes letrave të çfarëdo burimi, të cilat kanë për qëllim të shkaktojnë një lojë faji. Unë e kuptoj Gjermaninë dhe Franca që e mohojnë të jenë autor të këtij punimi. E rëndësishme për punën time parlamentare të përditshme janë pozicionet reale të këtyre dy vendeve, dhe të gjitha 25 vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të kolegëve të mi në Parlamentin Evropian”, u shpreh ai.

Ndërkaq, edhe profesori nga Universiteti i Oxfordit, Richard Caplan, vazhdon të jetë skeptik për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij është e rëndësishme që ky proces vazhdon të mbetet në agjendën e BE-së dhe SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat