Bashkëshortja e kujton me fjalë prekëse Agim Ramadanin në ditëlindjen e tij, publikon dorëshkrimin e tij të rrallë

Aktuale

Bashkëshortja e kujton me fjalë prekëse Agim Ramadanin në ditëlindjen e tij, publikon dorëshkrimin e tij të rrallë

Nga: A.Zh Më: 3 maj 2021 Në ora: 10:45
Agim Ramadani

Shukrije Ramadani, ka ndarë disa fotografi të veçanta të bashkëshortit të saj, heroit Agim Ramadani. Ky i fundit, sot do të mbushte 58 vjet jetë, përcjell Bota sot.

Shukrije Ramadani ka publikuar edhe hartimin e fundit të komandantit, ku ai notohej me notën 5 plus, përcjell Bota sot.

“Sot është ditëlindja jote e 58, Gimi jem, apo e 22 si hero i atdheut! Në gjurmim kujtimesh nga ato pak dokumente e foto të rinisë që kanë shpëtuar nga dora barbare kam gjetur hartimin e fundit nga shkolla e mesme, ku profesoresha Shejnaze Elezi të noton me 5 plus. Sot do ta ndajë me ju miq të nderuar, me ju që çmoni Agimin dhe vlerat e lirisë!”, ka shkruar Ramadani në një postim në Facebook.

Agim Ramadani, i njohur me nofkën “Katana”, u lind më 3 maj 1963 në fshatin Zhegër të Gjilanit dhe ra dëshmor më 11 Prill 1999 në Koshare.

Ai ishte komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, gjegjësisht i Koshares./BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat