Reagon ashpër Thaçi: SBASHK-u duhet shpallur organizatë kriminale!

Aktuale

Reagon ashpër Thaçi: SBASHK-u duhet shpallur organizatë kriminale!

Më: 3 maj 2021 Në ora: 19:25
Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar në drejtim të SBASHK-ut, të cilët po kundërshtojnë testimin e mësimdhënësve.

Jusuf Thaçi deklaroi se nëse do të vazhdojë qasja e tillë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, atëherë ajo duhet shpallur organizatë kriminale.

Qysh në vitin 2016, Thaçi përmes një shkrimi  kishte kërkuar testimin e mësimdhënësve.

“Nëse SBASHK-u ende vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësimdhënësve, atëherë (siç e kam thënë edhe më 2016) kjo organizatë duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ripërsëriti sot se testimi i mësimdhënësve nuk do të lejohet të  bëhet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat