Paralajmërimi për kryeministrin: Albin Kurti në mes zjarresh, afrimi i Vlora Çitakut nga...

Aktuale

Paralajmërimi për kryeministrin: Albin Kurti në mes zjarresh, afrimi i Vlora Çitakut nga...

Nga: P.R Më: 3 maj 2021 Në ora: 21:03
Albin Kurti

Përmes një postimi në faqen e tij në facebook, analisti politik, Ramiz Bojaj ka shkruar se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ndodhet në mes mes zjarresh.

“Albini në mes zjarresh. LDK, PDK, AAK... e vodhën dhe e shkatërruan Kosovën nga brenda, ndërsa nga jashtë, ia futën thikat e copëtimit. Potpisi për Asociacion dhe tendenca për shkëmbim, janë vijat e copëtimit. Ngutia për bisedimet finale e kanë qëllimin e miratimit të kësaj tradhtie të rëndë”, shkruan Bojaj, përcjellë “Bota sot”.

Bojaj ka treguar edhe arsyet, që sipas tij Edi Rama po synon që ta përfshijë në qeverinë e tij Vlora Çitakun, mikeshën e ngushtë të Hashim Thaçit.

“Thaçi, Rama, Mustafa, Hyseni.... edhe me Rambon, bame-bume, rrap, dap punojnë për kazanin e Vuqes. Afrimi i Vlorës kah Rama e ka për qëllim shtyrjen përpara të planit të Qubrilloviqit i njohur edhe si plan i Aleksandrit dhe i Hashimit....Por, Jo. Luanët e luaneshat e kombit nuk lejojnë.... Kuptojeni njëherë e përgjithmonë, ju hajna, pazargjinjë, banalista dhe ju të tjerë pas tyre”, ka shkruar analisti politik, Ramiz Bojaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat