Deklarata e fuqishme/ “E dërguan ‘Gjarprin’ në Hagë, tash po sulmojnë Donikën – të dashur mëkatarë, bëhuni gati për ditën e gjykimit”

Aktuale

Deklarata e fuqishme/ “E dërguan ‘Gjarprin’ në Hagë, tash po sulmojnë Donikën – të dashur mëkatarë, bëhuni gati për ditën e gjykimit”

Nga: N.Sh Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:55
Donika Gërvalla

Kritika të shumta janë adresuar në drejtim të Donika Gërvallës, ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila kohë më parë ishte deklaruar se do të ndihmonte Gjykatën Speciale me materiale.

E tash së fundmi, opozitarët në Kosovë, po kërkojnë edhe dorëheqjen e saj.

Mirëpo, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri ka mbrojtur fuqishëm ministren Gërvalla.

Sipas tyre, nuk ka asgjë të keqe nëse ajo ka deklaruar ashtu, pasi që drejtësia duhet të hulumtoj e ndëshkoj kriminelët.

Ata përmes një postimi në Facebook, pyesin se kush janë ata që kërkojnë mos zbardhjen e krimeve politike.

Sipas tyre, Donikën po e sulmojnë ata që dhanë kontribut për ta dërguar “Gjarprin” në Hagë.

|Pse nuk duhet te ndihmohet Gjykata Speciale që të hetohet se kush qëndron prapa vrasjeve politike filluar nga Jusuf Gërvalla e deri te Bardhyl Ajeti. Kë e pengon në Kosovë ndriçimi i vrasjeve politike? I pengon urdhërdhënësit, dhe argatët e tyre. Vrasjet do t'i ndriçojë Gjykata Speciale dhe bëhuni gati për ditën e Gjykimit”, shkruan familja Imeri.

Reagimi i plotë:

'Patriotet e rinj 'dhe fajtoret e penduar të politikës- gazetarisë po sulmojnë  atdhetaren e dëshmuar Donika Gërvallën vetëm pse ajo paska thënë se do të ndihmonte me materiale Gjykatën Speciale, Gjykatën e Kosovës.

Ani kush po sulmon Donikën?

Po sulmojnë ata që dhanë kontribut të pakontestuar për ta dërguar shefin, gjarprin në Hagë.

Nëse ka deklaruar ashtu Donika i lumtë. Drejtësia duhet të hulumtojë, ndëshkojë krimet llahtarshme ndaj shqiptarëve.

Kush jeni ju që kërkoni të mos zbulohen krimet politike?

Pse nuk duhet te ndihmohet Gjykata Speciale që të hetohet se kush qëndron prapa vrasjeve politike filluar nga Jusuf Gërvalla e deri te Bardhyl Ajeti.

Kë e pengon në Kosovë ndriçimi i vrasjeve politike?

I pengon urdhërdhënësit, dhe argatët e tyre. Vrasjet do t'i ndriçojë Gjykata Speciale dhe bëhuni gati për ditën e Gjykimit.

Të gjithë këta që e sulmojnë padrejtësisht Donika Gervallën për 20 vite rresht kane qenë argat, spiune të Unmikut, Kforit , Euleksit dhe zyrave tjera ndërkombëtare të instaluara në Kosovë përfshi edhe ambasadat.

Të dashur 'mëkatar' dhe themelues të Gjykatës Speciale, vonë është tash të pendoheni.

Sot 'atdhetarët' e penduar po luftojnë dhe po fshehin të kaluarën e tyre duke sulmuar të tjerët.

Sa evidente është ajo maksima popullore në këtë rast 'Nëse pitja është ngrënë tepsia ka mbetur'

Zonja  Donike Gërvalla jeni e dëshmuar për drejtësi dhe atdhetarizëm ne besojmë fuqishëm  në profesionalizmin tënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat