Haki Abazi publikon faktet për Berat Buzhalen: Ja peticioni i nënshkruar nga 15 mijë njerëz

Aktuale

Haki Abazi publikon faktet për Berat Buzhalen: Ja peticioni i nënshkruar nga 15 mijë njerëz

Nga: P.R Më: 4 maj 2021 Në ora: 20:13
Haki Abazi dhe Berat Buzhala

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook i është kundërpërgjigjur Berat Buzhales, i cili përmes postimeve dhe mediumit të tij ka filluar një fushatë sulmesh ndaj Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Abazi ka postuar një fotografi ku shihet peticioni të cilin e kishte krijuar Berat Buzhala, e i nënshkruar nga 15 mijë njerëz për ta përkrahur Gjykatën Speciale.

Postimi i plotë:

Ky është peticioni i krijuar në përkrahje të gjykatës speciale dhe për nënshkrimin e demarkacionit me Malin e Zi. Peticion i filluar nga Berat Buzhala dhe i nënshkruar nga 15,000 njerëz.

Tani, kur lexoj e shoh luftën speciale kundër Ministres Gërvalla e shumë të tjerëve, që e bëjnë këta gënjeshtarë, përfitues nga fake news, bëjnë gjykimin e kryqëzimin e njerëzve, fusin përçarje mes individëve e shkatërrojnë jetë njerëzish dhe fshihen pas konceptit të fjalës së lirë. Gënjeshtra dhe fake news dhe deformimi i të vërtetës është shpifje që së paku nuk do të duhej të gjejë vend në diskursin publik as edhe si satirë e keqe.

Jepni fund luftës speciale- kërkoj nga gjykata që të pëshpejtoj rastet e shpifjeve dhe fake news për të parandaluar këtë fenomen të luftës speciale fitimprurës për matrapazë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat