Ardhja e rreth 5.000 vaksinave antiCOVID, reagon ish-ministri Zemaj

Aktuale

Ardhja e rreth 5.000 vaksinave antiCOVID, reagon ish-ministri Zemaj

Më: 4 maj 2021 Në ora: 21:32
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se ardhja e 4 mijë e 680 vaksinave të Pfizer është një lajm i mirë.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se miqësia jonë me popullin austriak është e përjetshme.

“Austria përveç këshillimeve që i kemi pasur na shtriu dorën me vaksina, ashtu si gjatë historisë. Çdo vaksinë është e mirëseardhur. Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, në takim me ministrin federal të Shëndetësisë, Rudolf Anschober, pata theksuar se miqësia e popullit austriak për popullin tonë është vlerë e veçantë”, shkruan Zemaj.

Ai me këtë rast ka falënderuar ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Christoph Weidinger dhe ish-ministrin Rudolf Anschober, presidenten e KE-së Ursula von der Leyen dhe komisionarin për Zgjerim Oliver Varhelyi, duke thënë se miku njihet në ditë të vështira.

Ndryshe, sot në Kosovë kanë ardhur rreth 5 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTEch nga 95 mijë sa janë planifikuar të vijnë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit do të vazhdojë nesër duke filluar nga ora 10:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kosova është ndër vendet e fundit në botë që ka nisur vaksinimin, pas ardhjes së 24 mijë dozave të vaksinave AstraZeneca në fund të muajit mars, të cilat tashmë kanë mbaruar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat