​Haradinaj: Ai që provon t’i jep dimension tjetër luftës së pastër të UÇK-së, del kundër të vërtetës

Aktuale

​Haradinaj: Ai që provon t’i jep dimension tjetër luftës së pastër të UÇK-së, del kundër të vërtetës

Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:17
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha sot se kushdo që provon luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t'i mveshë dimensione të tjera përveç asaj që ishte luftë e drejtë dhe e domosdoshme, është i dështuar pasi që del kundër të vërtetës.

I pari i AAK-së, këto komente i bëri tek lapidari i dëshmorëve në Gllogjan, ku bashkë me zyrtarë të tjerë bënë homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Deçanit.

Haradinaj tha se lufta e drejtë e popullit të Kosovës, është luftë e pastër, e cila u zhvillua kundër një aparati të tërë shtetëror, nën Slobodan Millosheviqin.

Haradinaj: Ai që provon t’i jep dimension tjetër luftës së pastër të UÇK-së, del kundër të vërtetës

"Kushdo që provon luftës së nevojshme, luftës së drejtë, luftës së pastër të UÇK-së me i dhënë dimensione të tjera, çfarë do qofshin ato, është i dështuar sepse del kundër të vërtetës, një të vërtete që e din populli, që e din bota", tha ai.

Duke kujtuar dëshmorët, Haradinaj tha se kësaj dite i jep vlerë edhe shkuarja në amshim e patriotit Ismail Haradinaj.

Mes tjerash Haradinaj tha se shqiptarët por edhe shtetet tjera liridashëse do të krenohen gjithmonë me luftën e pastër të UÇK-së.

Haradinaj: Lufta jonë ndodhi sepse ishim të shtypur, ishim të detyruar të mbrohemi

"Në një dite si kjo, kryesorja me e thënë është që rruga jonë ishte e nevojshme ose e pashmangshme, sepse ndodhin luftëra për shumë arsye, por lufta jonë ishte për një arsye të vetme, sepse ishim të shtypur, ishim të rrezikuar me jetë, me shfarosje dhe ishim të detyruar të mbrohemi. Pra, me luftu, me u mbrojtë, me u çliru, kjo është e vërteta e luftës së UÇK-së, kjo ushtri e lavdishme me të cilën shqiptarët do të krenohen përjetë por, edhe popujt tjerë liridashës, edhe aleatët tonë të NATO-s, të cilët na u bashkuan në luftën tonë për liri", u shpreh ai.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kujtoi arsyen e shpalljes së datave 5 dhe 6 maj, Dita e Dëshmorëve të Kosovës së Deçanit, teksa shpalosi edhe aktivitetet të cilat do të mbahen për nder të kësaj dite.

Ramosaj: 2020-tën kemi marrë vendim që më 5 dhe 6 maj të përkujtohet sakrifica e dëshmorëve

"Siç e dini, komuna e Deçanit ka marrë një vendim që ka filluar ta zbatoj në vitin 2020, që datat 5 dhe 6 maj, të jenë dite përkujtimi dhe nderimi për sakrificën për dëshmorët dhe martirët e kombit. Data 5, sepse është datë e gjithë kombit shqiptar, në të gjitha trojet ku ka dëshmorë për liri. Dhe, data 6 e ka një simbolikë tjetër, sepse në këtë datë ka rënë në luftë luftëtari i parë i UÇK-së, nga kjo zonë, që është Luan Haradinaj", tha ai.

Gjatë ditës së sotme komuna e Deçanit ka mbajtur seancë solemne për nder të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune, ku më pas është vazhduar me homazhe pranë çdo varri dhe lapidari të dëshmorëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat