7 fuqitë më të mëdha të botës kundërshtojnë prerazi idenë e Vuçiqit, kjo është kërkesa e tyre për Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

7 fuqitë më të mëdha të botës kundërshtojnë prerazi idenë e Vuçiqit, kjo është kërkesa e tyre për Kosovën dhe Serbinë

Nga: A.Zh Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:09
Aleksandar Vuçiq

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka komentuar deklaratën e lëshuar nga shtatë shtetet më të mëdha në botë, të cilat refuzojnë çfarëdo ndryshim kufijsh në Ballkan.

Shasha ka thënë se shtetet e G7-tës, as nuk e përmendin idenë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Mini-Shengenin, përcjell Bota sot.

Sipas komunikatës, shtatë vende më të fuqishme të botës kërkojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

Reagimi i Shashës në Facebook:

Përderisa Presidenti Vuçiq korrigjimin e kufijve e konsideron ide të mirë, shtatë fuqitë më të mëdha të botës e shohin si kërcënim për rajonin. Nga ana tjetër, idenë e tij për Mini-Shengenin as që iu shkon mendja që ta përmendin, lërë më ta përkrahin.

Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, nga Kanada dhe SHBA, e deri tek Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar, shtatë vende më të fuqishme të botës kërkojnë që dy vende të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

Në komunikatën e parë ndonjëherë të dakorduar në mes ministrave të jashtëm të shtatë fuqive më të mëdha të botës, ata refuzojnë prerazi çfarëdo ndryshim kufijsh në Ballkan. Në vend të kësaj ata kërkojnë progres në sundim të ligjit dhe ngritjen e cilësisë së jetës demokratike. Po ashtu, kërkojnë që qeveritë e rajonit të bashkëpunojnë me njëra tjetrën në avancimin e mjedisit dhe krijimin e tregut të përbashkët rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

Përderisa Presidenti Vuçiq korrigjimin e kufijve e konsideron ide të mirë, shtatë fuqitë më të mëdha të botës e shohin...

Posted by Demush Shasha on Thursday, May 6, 2021
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat