Momenti i të shtënave me armë zjarri në Zubin Potok që tmerroi alpinistët

Aktuale

Momenti i të shtënave me armë zjarri në Zubin Potok që tmerroi alpinistët

Më: 9 maj 2021 Në ora: 19:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në Zubin Potok në majën Shijak i Bubës, u tmerruan alpinistët e “Kosovo Mountain Club” nga disa të shtëna. Media ka siguruar momentin kur u dëgjuan të shtënat.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka dënuar këtë veprim dhe ka kërkuar urgjentisht nga organet kompetente të nisin hetimet.

Po ashtu, edhe Donika Kadaj Bujupi e cila ka qenë pjesë e këtij organizimi, tha se ishin cak i sulmit të armatosur nga bandat kriminale atje.

“Fatmirësisht nuk pati viktima. U detyruam të kthehemi për sot dhe ngjitjen e vazhduam në majën tjetër në Shalë të Bajgorës”, rrëfeu ajo.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar të ndërmerren veprimet e duhura lidhur me këtë rast.  

Megjithatë Policia e Kosovës sot mohoi se gjuajtjet me armë zjarri në veri ishin në drejtim të alpinistëve.

Pamjet nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat