Haradinaj kritikon Qeverinë dhe MSH-në: Në programin qeverisës nuk përmendën vaksinat

Aktuale

Haradinaj kritikon Qeverinë dhe MSH-në: Në programin qeverisës nuk përmendën vaksinat

Më: 10 maj 2021 Në ora: 17:46
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj ka kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që në programin qeverisës nuk kanë përmendur vaksinat kundër Covid-19.

Haradinaj tha se Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë, andaj të vlerësohet nëse kjo është moskujdes ose injorim.

Postimi i plotë

“Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?!

Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.

Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë.

Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj“, shkroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat