E sëmura me kancer nuk arrin të vaksinohet te “1 tetori”: Ky maltretim nuk është i mirë për ne

Aktuale

E sëmura me kancer nuk arrin të vaksinohet te “1 tetori”: Ky maltretim nuk është i mirë për ne

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:22
E sëmura me kancer nuk arrin të vaksinohet te “1 tetori”

Shumë qytetarë po hasin në probleme për të aplikuar për marrjen e vaksinës anti-Covid19.

Kështu ka ndodhur edhe sot tek salla “1 tetori” në Prishtinë, ku dy qytetare janë ankuar për mos informim të duhur nga ana e institucioneve.

“Kam ardhur para disa dite, nuk më kanë njoftuar se duhet të aplikoj apo ta konfirmoj siç po thonë këta, tash erdha prap dhe më thanë je duke pritur kot se nuk ke aplikuar. Kjo është e mundimshme, me rregull këta do të duhej të vinin të më vaksinonin në shtëpinë time, pasi e kam gjendjen shëndetësore që nuk mund të lëvizi shpesh, jam e sëmurë, kam diabet, jam e operuar prej trombozës…”, ka thënë një qytetare.

Një tjetër e moshuar, ka treguar se është e diagnostifikuar me kancer, por ka bërë të ditur se ka mbetur pa vaksinuar që dy herë.

“Që dy herë vij këtu, nuk e di datën kur kam qenë më herët edhe sot. Unë jam e sëmurë me kancer, tash e dy vite jam me terapi dhe kjo është maltretim për neve”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se para disa ditësh është kritikuar mjaft shumë edhe organizimi i vaksinimit me vaksinën anti-Covid19 për të moshuarit, pasi që nga tollovia e krijuar është rrezikuar edhe përhapja më e shpejtë dhe e lehtë e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat