Lajm i rëndë/ 8 persona humbin jetën me Covid-19 në Kosovë brenda 24 orëve

Aktuale

Lajm i rëndë/ 8 persona humbin jetën me Covid-19 në Kosovë brenda 24 orëve

Nga: N.Sh Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:06
Ilustrim

Gjatë 24 orëve në Kosovë, si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 8 qytetarë.

Kështu ka njoftuar IKSHPK-ja, sipas së cilës, gjatë kësaj kohe kanë dalë pozitiv edhe 62 qytetarë.

Gjithashtu sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe, janë shëruar 379 qytetarë të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

379 TË SHËRUAR DHE 62 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (69, 55 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (89 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç), Suharekë 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.235 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.218.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 10 raste, Obiliq 8 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Gjakovë 4 raste, Klinë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Pejë, Rahovec, Viti dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat