Kosova thellon bashkëpunimin ndërkufitar me tri shtete fqinje, BE-ja zotohet për mbështetje

Aktuale

Kosova thellon bashkëpunimin ndërkufitar me tri shtete fqinje, BE-ja zotohet për mbështetje

Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Republika e Kosovës thellon edhe më tej bashkëpunimin ndërkufitarë me tri shtetet fqinje, falë hapjes së Shtëpisë së Bashkëpunimit Ndërkufitarë Kosovë-Maqedoni Veriore, Shqipëri-Kosovë dhe Mali i Zi-Kosovë që financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, tha se Kosova dhe shtetet e saja fqinje përmes këtij projekti do të kenë mundësi që të punojnë bashkë për projektet që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Szunyog theksoi se kjo është pjesë e fondeve të cilat janë alokuar për bashkëpunimin ndërkufitar dhe bashkëpunimin rajonal dhe, beson se ky objekt do të lehtësojë përgatitjen e programeve, menaxhimin e programeve, por edhe implementimin e programeve.

Image

Szunyog: Është një shembull i bashkëpunimit të mirë rajonal

“Ajo që është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se me IPA 3 i cili do të fillojë në 2021 deri në 2027, ne në të vërtetë do të ndryshojmë modelin e bashkëpunimit, nuk do të ketë më fonde të alokuara indivualisht për vende të rajonit, por do të ketë një konkurs të hapur për vendet e rajonit, në sektorë të veçantë, kështu që është edhe më e rëndësishme që dy ose tre vende të rajonit të mund të bien dakord për një projekt të përbashkët. Unë mendoj se kjo gjithashtu do të lehtësonte diskutimin në lidhje me zgjedhjen e projekteve, zbatimin dhe menaxhimin të projekteve. Unë mendoj se ky është një shembull i bashkëpunimit të mirë rajonal, dhe ne sigurisht që do ta mbështesim këtë edhe më shumë në këtë periudhë të re IPA 3, duke filluar nga ky vit”, deklaroi Szunyog.

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), theksoi se “Shtëpisë së Bashkëpunimit Ndërkufitarë Kosovë-Maqedoni Veriore, Shqipëri-Kosovë dhe Mali i Zi-Kosovë” do t’iu mundësojë autoriteteve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile që të implementojnë projektet më mirë dhe më lehtë. Krasniqi theksoi se prezenca e ambasadorit të BE-së në këtë moment dhe e ministrit të Republikës së Maqedonisë së veriut është shumë e rëndësishme që tregon një angazhim për fqinjësi të mirë.

Image

Krasniqi: Shtëpia mundëson të kemi fqinjësi të mirë

“Kjo shtëpi e bashkëpunimit ndërkufitar është një mundësi e mirë e cila i afron më shumë shtetet tona. Në mundëson të kemi partneritet dhe projekte të qëndrueshme me fqinjët tanë. Fqinjësia e mirë është edhe një prej vlerave të Bashkimit Evropian, të cilën ne të gjithë e aspirojmë. Kështu që kjo shtëpi dhe struktura e kësaj shtëpie do t’iu mundësoi autoriteteve lokale, organizatave të shoqërisë civile që të implementojnë projektet më mirë dhe më lehtë, si dhe gjithmonë të krijoj hapësirë ku qytetarët përfitojnë më shumë dhe më mirë”, theksoi Krasniqi.

Edhe ministri i Pushtetit Lokal të Maqedonisë së Veriut, Goran Milevski i cili ishte prezent në këtë ceremoni tha se ky bashkëpunim është mundësi e mirë për qytetarët e këtyre shteteve dhe shërben që të krijohet një rrugë që shërben për zbatimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe projektet që realizohen.

Image

Milevski: Presim që programi i ardhshëm IPA III të jetë i suksesshëm

“Në periudhën e kaluar programi i bashkëpunimit kufitar Maqedoni-Kosovë kushtoi diku 8.4 milionë euro për projektet e përbashkëta. Si program është shumë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkak se inicion dhe ndihmon bashkëpunimin mes komunave të dyja shteteve si dhe projekteve në interes të qytetarëve. Shpresojmë që në programin e ardhshëm IPA III, do të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim të suksesshëm si mes dy ministrive partnere, po ashtu edhe mes komunave të dyja shteteve”, deklaroi Milevski.

Ky program është financuar nga Bashkimi Evropian.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat