Sali Berishës i ndalohet hyrja në SHBA, reagon Enver Bytyçi, tregon çfarë kishte ndodhur në vitet 1996-1997

Aktuale

Sali Berishës i ndalohet hyrja në SHBA, reagon Enver Bytyçi, tregon çfarë kishte ndodhur në vitet 1996-1997

Nga: A.M. Më: 19 maj 2021 Në ora: 17:44
Sali Berisha

Ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë, Sali Berisha është shpallur “non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, thuhet Berisha është i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm.

Për këtë ka reaguar, profesori Enver Bytyçi, përmes një postimi në Facebook.

Bytyçi ka përmendur rastet kur Berisha kishte bashkëpunuar ngushtë më ish presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë kohës kur ishte në pushtet.

Ndërkaq, sa i përket akuzave, Bytyçi shprehet se kjo akuzë do të jetë e pabesueshme derisa një gjykatë e pavarur nuk do ta provojë.

Postimi i plotë:

Kur në vitet 1996-1997 Berisha ishte "shpallur non grata" nga administrata e Clinton, ishte Gerog Senjor Bush qe i hipi jahtit dhe erdhi e takoi presidentin e Shqipërisë në Vlorë!

Ishte kryeministri Berisha që në më pak se katër vjet qeverisjeje e bëri Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe në vitin e dytë të qeverisjes së tij e priti në Tiranë presidentin amerikan, Gerog W. Bush!

Me vonë (2012) bashkëshortja e presidentit të atëhershëm, zonja Clinton erdhi në Shqipëri dhe deklaroi në parlamentin shqiptar se demokracia e Sali Berishes ishte model për rajonin!

Kjo do të thotë se për SHBA-të, sa kohë Berisha ishte në pushtet, ai nuk ishte as i korruptuar, as problematik. Por pas vitit 2012 (nëntor), kur zonja Clinton e vizitoi vendin tonë, na "paska bërë namin me korrupsion"! D.m.th kur po e linte pushtetin!

Sa kohë që këtë akuzë nuk do ta provojë një gjykatë e pavarur, kjo akuzë do të jetë e pabesueshme. Kështu na ka mësuar demokracia amerikane. Fajësia është e prezumuar, derisa të provohet nga drejtësia! Kush beson se drejtësinë e bën ekzekutivi, duhet të prese të rikthehet diktatura! Dhe kur të rivendoset diktatura rasti Berisha do të vlerësohet si kasus për të!

Për të gjitha këto arsye me duhet të besoj se vendimi i Departamentit të Shtetit lidhet me shkaqe politike e gjeopolitike! Qofte për hajr!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat