Ambasadori i Italisë ka një kërkesë për kryeministrin Kurti

Aktuale

Ambasadori i Italisë ka një kërkesë për kryeministrin Kurti

Nga: A.M. Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:42
Albin Kurti, Nicola Orlando

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, e cila udhëheqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që ta respektojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.

“Një provë kryesore e vendosmërisë së tij do të jetë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në maj 2016 mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit”, thuhet në komunikatën e përbashkët të ambasadorëve të QUINT-it.

Këtë deklaratë të ambasadorëve e ka shpërndarë në Twitter ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Ai ka deklaruar se i është bashkangjitur homologëve të tij të QUINT-it në këtë kërkesë.

Ai ka theksuar se është koha për zgjedhje të guximshme!

Cicërima e plotë:

Iu bashkova  kolegëve të mi të Quint-it në inkurajimin e Qeverisë së Kosovës që të përmbushin angazhimin e tyre në sundimin e ligjit, duke zbatuar urgjentisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së manastirit të Deçanit.  Është koha për zgjedhje të guximshme!

Image
Twitter
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat