Kuvendi nesër mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

Aktuale

Kuvendi nesër mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:56
Kuvendi

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë nesër seancë plenare.

Siç thuhet në njoftim, do të mbahet interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

Njoftimi i plotë:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”,

4. Shqyrtimi Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 formimin e komisioneve parlamentare,

5. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat