Hafiz Gagica pritet të bëhet ambasador në Gjermani

Aktuale

Hafiz Gagica pritet të bëhet ambasador në Gjermani

Më: 19 maj 2021 Në ora: 19:57
Hafiz Gagica

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka liruar nga detyra Ambasadorin e Misionit Diplomatik të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufajn.

Media merr vesh nga burimet se në vend të tij pritet të emërohet Hafiz Gagica.

Beqë Cufaj është shkarkuar nga detyra e Ambasadorit të Kosovës në Gjermani.

Sipas mediave në vend të tij presidentja Osmani pritet ta emërojë Hafiz Gagicën, ish kryetari i LDK-së për Gjermani.

Gagica, përpos që është i afërt me Presidenten Vjosa Osmani, është një ndër personat më të afërt të ministres së jashtme, Donika Gërvalla dhe si i tillë ka vite që asaj i ka shërbyer si këshilltar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat