Krasniqi: Edukata seksuale i nxit nxënësit drejt ngacmimit seksual

Aktuale

Krasniqi: Edukata seksuale i nxit nxënësit drejt ngacmimit seksual

Më: 19 maj 2021 Në ora: 23:30
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka komentuar kërkesat e disa prej nxënësve, që në shkolla të futet lënda e edukimit seksual.

Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se dukata seksuale, si e tillë, mund t’i nxitë edhe më shumë drejt ngacmimit seksual.

Postimi i plotë:

Kërkesa e sotme e disa të rinjve nga një protestë, që të futet në shkolla lënda e edukimit seksual, zbulon se ata nuk dinë as çka duan. Ne fakt, duan ta shuajnë zjarrin me benzinë! Qe pse! Lëndët e caktuara synojnë rritjen e aftësive për aplikimin e njohurive dhe të shkathtësive në ato fusha. Psh, lënda e edukatës fizike i aftëson për shkathësi të ndryshme sportive, lënda e matematikës i mëson si të bëjnë matje, llogari, etj. Po edukata seksuale çka u ofton?! U ofron njohuri për seksin. Si e tillë, mund t’i nxitë edhe më shumë drejt ngacmimit seksual. Bre, ç’milet! Shyp u flet, shyp nuk marrin vesh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat