Deputetja e AAK-së pyet qeverinë nëse do t’i kushtëzoj mjekët që të zgjedhin mes punës në sektorin privat ose publik

Aktuale

Deputetja e AAK-së pyet qeverinë nëse do t’i kushtëzoj mjekët që të zgjedhin mes punës në sektorin privat ose publik

Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:15
Time Kadrijaj

Deputetja nga radhët e AAK’së, Time Kadrijaj e ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse do t’i kushtëzoj punëtorët shëndetësorë që të zgjedhin mes punës në sektorin privat dhe publik, ashtu siç kishin planifikuar mëherët.

Ajo ka thënë se kjo qeveri i ka nënçmuar punëtorët shëndetësorë duke thënë se ata po i përdorin institucionet publike për të rekrutuar pacientë.

“A do të vazhdoni me këtë ritëm që punëtorët shëndetësorë të zgjedhin mes sektorit privat dhe atij publik? Ju i keni nënçmuar mjekët. Mjekët dhe infermierët sipas jush po përdorin institucionet publike për rekrutim të pacientëve”, ka thënë ajo.

Kadrijaj po ashtu ka pyetur qeverinë se kur do të aprovohet Ligji për Paga e a do t’i rritet punëtorëve shëndetësorë koeficienti.

“Kemi vetëm 4 mijë e 200 mjekë specialist. Për shkak të pagave shumë punëtorë shëndetësorë po gjejnë adresë për perëndimin. Kur do të aprovohet Ligji i Pagave dhe sa do të jetë koeficienti i mjekut specialist? Ju nuk e keni votuar Ligjin për Paga për shkak se koeficienti duhet të jetë 6 për mjekët specialist ndërsa për infermierët 3”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat