Zemaj: Shtesat duhet tu kthehen mjekëve, vendimi ka qenë deri në përfundim të pandemisë

Aktuale

Zemaj: Shtesat duhet tu kthehen mjekëve, vendimi ka qenë deri në përfundim të pandemisë

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:54
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar që të kthehen shtesat për stafin shëndetësorë.

Zemaj është shprehur se ajo që u tha se vendimi ka qenë deri në prill nuk është e vërtetë pasi që vendimi ka qenë deri në përfundim të pandemisë jo mujor.

“Kjo është e padrejtë, e ka një arsye që është pritur që në baza mujore të përfundoj pandemia por fundi i saj mund të shihet me vetëm vaksinimin të 70% të popullsisë… Nëse shtesat janë dhënë në afate kohore e njëjta është vazhduar dhe ata të cilët i marrin këto shtesa ata edhe i presin deri në Ligjin për Paga, ju duhet të i gjeni këto mjeta, kostoja që marrin mjekët është më i ulët. Nuk është mirë që të ngritën dilema te kategorizimi, mjekët të cilët kanë përfituar shtesa kanë përfituar në bazë të ligjit janë përkrahë edhe ata që nuk janë në paga publike por që kanë qenë të ndërlidhur”, ka thënë Zemaj.

Zemaj më tutje ka thënë se të gjithë mjekët kanë marrë shtesat dhe është dezinformatë se disa nuk kanë marrë.

“Është dëgjuar një dezinformoftë që disa mjek nuk kanë marrë shtesa, të gjithë ata që kanë qenë në listë të pagave kanë marrë, këto gjuajtjet politike janë të ulta”, ka thënë ai.

Ai më tutje ka kërkuar që shtesat të u kthehen mjekëve deri në përfundim të pandemisë apo dei në ardhjen e Ligjit për Paga.

“Shtesat duhet tu kthehen mjekëve shtesat kanë qenë deri në përfundim të pandemisë apo deri në ardhjen e Ligjit të Pagave”, u shpreh Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat