Cakolli: Reagimi i subjekteve opozitare për shkarkimin e ambasadorëve, i pakuptimtë e aspak i sinqertë

Aktuale

Cakolli: Reagimi i subjekteve opozitare për shkarkimin e ambasadorëve, i pakuptimtë e aspak i sinqertë

Nga: A.SH Më: 20 maj 2021 Në ora: 14:23
Kuvendi i Kosovës

Pas shkarkimit të ambasadorëve dhe konsujve kanë reaguar paritët opozitare duke e kundërshtuar këtë vendim.

Mirëpo këtë reagim të prtive opozitare Eugen Cakolli nga KDI e quan të pakuptimtë dhe aspask të sinqertë.

Postimi në Facebook:

I pakuptimtë e aspak i sinqertë reagimi i subjekteve opozitare për shkarkimin e ambasadorëve të emëruar politikisht, kinse për inate politike apo se rrezikohet funksionimi i shërbimit tonë diplomatik.

Pse nuk ishte menduar mirëfunksionimi i shërbimit të jashtëm, kur pikërisht nga subjektet aktuale opozitare, nuk ishte emëruar gati asnjë diplomat i karrierës në shtetet aleate të Kosovës?

Pikërisht për shkak të emërimeve të tilla politike e nepotike, Kosova ka dështuar në përmbushjen e objektivave të politikës së jashtme, e bile ka krijuar imazh negativ në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat