Kërkohet sensibilizim më i madh për sigurinë dhe shëndetin në punë

Aktuale

Kërkohet sensibilizim më i madh për sigurinë dhe shëndetin në punë

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:14
Ilustrim

Shefi i Zyrës se BE-së, Tomas Szunyog së bashku me kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi kanë vizituar vend-punishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Szunyog kërkoi më shumë sensibilizim në sigurinë dhe shëndetin në punë, pasi sipas tij vdekjet në vendin e punës në tri vitet e fundit në Kosovë janë të larta.

Szunyog: Kosova në tri vitet e fundit ka regjistruar rreth 60 raste të fatalitetit në punë

“Kosova në tri vitet e fundit ka regjistruar rreth 60 raste të fatalitetit të vdekjeve dhe diku 5000 raste të lëndimit në vendin e punës. Kjo shifër si e tillë është e lartë...e kemi diskutuar edhe me kryetarin e sindikatës se kjo shifër është diku katër herë me e lartë se mesatarja e BE-së...arsyet pse vijnë te këto fatalitete janë të shumta, por disa nga arsyet kryesore janë mos-sigurimi i pajisjeve të duhura për mbrojtjen e punëtorëve dhe mos respektimin e rregullave të punishteve”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se institucionet e vendit nuk po bëjnë sa duhet në sigurimin e shëndetit të punëtorëve.

Azemi: Nuk po bëjmë më shumë sa duhet në sigurinë dhe shëndetin në punë

“Qëllimi i vizitës sonë është sensibilizimi i aprovimit, apo menaxhimit të Ligjit të Sigurisë së Punë dhe vizita jonë është që të sensibilizohem që siguria dhe shëndeti në punë të jetë në nivel më të mirë dhe lartë se sa është. Ne nuk po bëjmë më shumë sa duhet në sigurinë dhe shëndetin në punë të sektorit privat të Kosovës”, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat