Deputetja e PDK-së thotë se shkarkimi i ambasadorëve e dëmton Kosovën

Aktuale

Deputetja e PDK-së thotë se shkarkimi i ambasadorëve e dëmton Kosovën

Më: 20 maj 2021 Në ora: 23:03
PDK

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi është shprehur se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk ka plan as strategji sa i përket shërbimit diplomatik.

Ajo ka thënë shkarkimi i 12 ambasadorëve duhet të shihet se cfarë i shkakton Kosovës në raport me shtetet tjera.

“Ministria nuk e di se çfarë është shërbimi i jashtëm. Më befason presidentja Vjosa Osmani  sepse e di si funksionin ky shërbim. Duhet ta kesh parasysh se çfarë i shkakton shtetin në raport me shtetet që na kanë njohur”, ka thënë ajo.

Musliu-Shoshi thotë se pas këtyre shkarkimeve egziston rreziku që vendet të mbesin vakante pa ambasadorë.

“Ekziston rreziku që vendet të mbesin vakante pa ambasadorë. Ky është vendimi më i lehtë që mund ta marrë një ministër dhe një president. Mirëpo duhet të analizosh se çfarë mund t’i shkaktosh dëm vendit në politikën e jashtme”, tha deputetja.

Musliu-Shoshi ka thënë se nga ajo që dinë, asnjë prej 12 ambasadorëve të shkarkuar nuk është kontaktuar nga ministria prej votimit të qeverisë së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat