Edhe pse u rivlerësua, Drenasi sërish triumfon për perfomancën më të mirë

Aktuale

Edhe pse u rivlerësua, Drenasi sërish triumfon për perfomancën më të mirë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:26
Albin Kurti, Ramiz Lladrovci

(E plotësuar)  - Komuna e Drenasit edhe në rivlerësim ka fituar çmimin e parë për performancën më të mirë komunale për vitin 2019, me 72 pikë. Vendi i dytë me performancën më të mirë ka dalë të jetë komuna e Rahovecit me 68 pikë, kurse në vendin e tretë janë radhitur komuna e Lipjanit me 65 pikë dhe ajo e Obiliqit.

Grante për performancë komunale për vitin fiskal 2021, të ndara nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedisë dhe Norvegjisë kanë marrë 21 komuna, ndërsa 17 prej tyre nuk kanë arritur të plotësojnë kushtet.

Çmimin për komunën e parë e ndau kryeministri Albin Kurti, me ç’rast tha se ndarja e Grantit të Performancës Komunale përveç se shpërblim, është mjet për njohjen e meritave të komunave të Republikës së Kosovës, që në mënyrë aktive kanë dëshmuar të jenë të përkushtuara për shërbime cilësore, në të mirë të qytetarëve.

Ai tha se matja e performancës komunale është shumë e rëndësishme pasi që rrit transparencën, lehtëson përpjekjen për arritjen e standardeve ligjore, nxit konkurrencën, dhe bënë që sjelljet e punonjësve në arritjen e faqeve të synuara.

Gjëja themelore e modelit të menaxhimit të performacës, sipas Kurtit, është që matjet të jenë të sakta dhe reale.

Kreu i ekzekutivit shprehu gatishmërinë që granti për përformancë komunale të rritet vit pas viti.

Kurti: Vullneti ynë është që ky grant të jetë sa më përfshirës dhe të rritet vit pas viti

“Ky grant duhet të mbetet prioritet afatgjatë. Dëshiroj të theksoj se në planin tonë legjislativ është përfshirë avancimi i kornizës ligjore të kësaj fushe, në mënyrë që të rrisim burimet financiare të komunave dhe performancën ta projektojmë përmes një qasje afirmative të bazuar në stimuj financiarë. 4.35 milionë të grantit të performancës në këtë periudhë jo të lehtë për shkak të pasojave të pandemisë, është një vlerë e mirëpritur për 21 komunat përfituese. Nëse marrim parasysh shumat e alokuara në 3 vitet e kaluara (mbi 12 milionë euro), sigurisht që granti zë vendin e padiskutueshëm në zhvillimin ekonomik lokal. Vullneti ynë është që ky grant të jetë sa më përfshirës dhe të rritet vit pas viti”, tha ai.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se ky grant shënon një nga të arriturat më të rëndësishme të administratës shtetërore për shpërndarjen meritore të financimit në komuna.

Sipas tij, shpërblimi rrit konkurrencën dhe kjo ka dhënë efektin e tyre në përmirësimin e shërbimeve.

Ai bëri të ditur se si ministri janë në zhvillim e sipër të koncept-dokumentit për performancë dhe grant, me të cilin do të trajtohen më thellësisht qasjet zhvillimore të matjes së performancës dhe grantit, në mënyrë që të ofrohen opsionet më të mira për tejkalimin e sfidave të hasura dhe adresimit të problemeve të identifikuara.

Krasniqi: MAPL do të angazhohet që vlera e grantit të performacës komunale në vitin 2022 të jetë edhe më e madhe

“Besoj që granti këtë vit, prej 4.3 milionë euro do të sjell projekte cilësore për qytetarët tanë, për komunat dhe është një instrument i mirë që të gjitha komunat që nuk janë përfituese këtë vit, që të angazhohen në të qenit pjesë e grantit të performancës vitin tjetër. MAPL do të angazhohet që vlera e grantit të performancës komunale në vitin 2022 të jetë edhe më e lartë, në mënyrë që të rritet përfshirja edhe e komunës dhe të rritet edhe gjithëpërfshirja e qyettarëve që përfitojnë nga granti i performancës”, tha ai.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck u shpreh e lumtur që komunat kanë arritur të plotësojnë kushtet për të fituar një grant të performancës këtë vit.

Ajo us hrpeh optimiste se granti i performancës do të shërbejë si shtysë edhe për komunat tjera që të bëjnë pak më shumë për t'u bërë përfitues vitin e ardhshëm.

Hernmarck: 550 mijë qytetarë të Kosovës kanë përfituar nga projektet e investimeve kapitale, në 30 komuna

“Që nga viti 2018, 550 mijë qytetarë të Kosovës kanë përfituar nga projektet e investimeve kapitale që janë zbatuar në 30 komuna sipas kësaj skeme, që do të thotë se cilësia e jetës së qytetarëve gjithashtu është përmirësuar dhe ne do të vazhdojmë të përmirësohemi. Këto investime janë shumë të mira, dhe ne gjithashtu shohim se fakti i mënyrës si është vendosur, lloji i konkurrencës ndërmjet komunave ka shkaktuar më tej llojin e përmirësimit të ofrimit të shërbimeve që ne duam të shohim për qytetarët e Kosovës, dhe ne zbuluam se ky është një model shumë i mirë, i cili mund të zbatohet edhe diku tjetër dhe shpresoj që vendet e tjera të shohin nga Kosova për të parë që ky është një model edhe për të tjerët”, tha ajo.

Edhe zëvendësambasadorja e Zvicrës në Republikën e Kosovës , Pauline Methonnex Gacaferri tha se forcimi i kapaciteteve, por edhe i mjeteve financiare të komunave është thelbësor për të siguruar që qytetarët të marrin shërbime më të mira dhe të gëzojnë standarde më të larta jetese.

Kurse, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u shpreh i lumtur që rifituan grantin e parë për performancën komunale për vitin 2019.

Lladrovci: Çmimin e sotëm ia dedikoj Kadri Veselit dhe gjithë qytetarëve të Drenasit

“Këtë dedikim të vendit të parë të performancës ia dedikoj inspiruesit tim, zbatimit të ligjit, performancës së mirë dhe transparencës, z. Kadri Veseli, qytetarëve të Drenasit dhe zyrtarëve të komunës tonë”, u shpreh ai.

21 nga 38 komunat kanë plotësuar kushtet minimale dhe kanë fituar grantin e performancës. Ndërkaq, për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit në sistemin e menaxhimit të performancës kanë raportuar të gjitha komunat nga pjesa veriore e Kosovës, ndërsa vetëm 2 komuna nuk kanë arritur të raportojnë të dhënat për performancën.

***

Komuna e Drenasit ka fituar çmimin e parë për performancën më të mirë komunale për vitin 2019, me 72 pikë. Vendi i dytë me performancën më të mirë ka dalë të jetë komuna e Rahovecit me 68 pikë, kurse në vendin e tretë janë radhitur komuna e Lipjanit me 65 pikë dhe ajo e Obiliqit.

Kështu u bë e ditur me rastin e ndarjes së grantit të performancës komunale për vitin fiskal 2021, ku 21 prej tyre kanë arritur të marrin grante ndërsa 17 të tjera nuk kanë plotësuar kushtet.

Çmimin për komunën e parë e ndau kryeministri Albin Kurti, me ç'rast tha se matja e performancës komunale është shumë e rëndësishme pasi që rrit transparencën, lehtëson përpjekjen për arritjen e standardeve ligjore, nxit konkurrencën, dhe bënë që sjelljet e punonjësve në arritjen e faqeve të synuara.

Image
Albin Kurti, Ramiz Lladrovci

Gjëja themelore e modelit të menaxhimit të perfomacës, sipas Kurtit, është që matjet të jenë të sakta dhe reale.

Ai tha se qeverisja lokale paraqet vlerë të zhvillimit të qytetërimit.

"Pasqyra e zhvillimit dhe progresit tonë si shoqëri janë pikërisht komunat në tërësinë e tyre. Komunat mund të punojnë në planet dhe strategjitë e zhvillimit ekonomik. Ato janë përgjegjëse për licencimin e veprimtarive afarsite, për aplikimin e tatimeve dhe pagesave, sigurimin e infrastrukturës dhe të arsimit bazik dhe miratimin e rregulloreve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të punës.

Në të gjitha vendet demokratike komuna është institucioni më i rëndësishëm për trajtimin e kërkesave të qytetarëve me detyrën të përfaqësoj drejtë nevojat dhe pikëpamjet e lokalitetit. Qeverisja lokale paraqet vlerë të shtuar të qytetërimit në çdo sistem politik modern, gjë që shpesh thuhet që nuk ka demokraci pa vetqeverisje lokale", tha ai.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se shpërblimi rrit konkurrencën dhe kjo ka dhënë efektin e tyre në përmirësimin e shërbimeve.

Image
Elbert Krasniqi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat