Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale organizojnë festë në kohë pandemie

Aktuale

Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale organizojnë festë në kohë pandemie

Më: 21 maj 2021 Në ora: 15:19
Qendra për Punë Sociale

Rreth dhjetë zyrtar të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, kanë vazhduar me traditën e tyre edhe në kohë të pandemisë për t’i festuar ditëlindjet e tyre brenda institucionit publik. Derisa njëri nga punonjësit e kësaj qendre ka publikuar këtë ceremoni në rrjetin social duke e prerë tortën, kjo çështje ka nxitur reagimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan duke akuzuar ekzekutivin e komunës dhe menaxhmentin se qytetarët po presin në radhë për të marrë shërbime në këtë institucion derisa stafi i tyre po organizojnë festa për ditëlindje.

Shkelzen Bislimi, Këshilltar në Kuvendin Komunal të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmjet një reagimi ka thënë se organizimet e tilla në kohë të pandemisë rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

“Organizimet e tilla në kohe pandemie janë të pa pranueshme sidomos nga stafi i një institucioni që duhej të ishte shembull për të gjithë, në respektimin e masave anti-covid. Duke e ditur që ky institucion ka punë dhe kontakte me qytetaret të cilët megjithatë nganjëherë presin në radhë për të marr shërbime derisa stafi t’i përfundon ceremonitë e ditëlindjeve. Pra stafi i këtij institucioni rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me organizime të tilla dhe këto duhet të parandalohen një herë e përgjithmonë”, ka thënë Bislimi. Duke shtuar se për festa të tilla, punonjësit publik duhet të organizojnë jashtë institucionit, andaj ka kërkuar nga menaxhmenti që të merren masa ndëshkuese për këto veprime.

Në anën tjetër Koha ka kontaktuar me drejtoreshën e Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, Makfirete Shamolli e cila është distancuar nga organizimet e tilla.

“Sipas të dhënave qe i mora organizimi ka ndodh në pauzë, çka edhe kanë bërë foto në cilësinë e kujtimit të ditëlindjes”, ka thënë shkurt ajo, duke mos i’u përgjigjur pyetjeve të tjera rreth masave anti-covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat