Debati në Bundestag “dridh” Serbinë, Beyer në mbështetje të fuqishme për Kosovën

Aktuale

Debati në Bundestag “dridh” Serbinë, Beyer në mbështetje të fuqishme për Kosovën

Nga: N. H Më: 21 maj 2021 Në ora: 18:46
Peter Beyer

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, ka kërkuar liberalizim të menjëhershëm të vizave për qytetarët e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Beyer përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë me dije se e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, kurse, është shprehur se misioni i KFOR-it në Kosovë është pjesë e rëndësishme e saj.

Padyshim Gjermania gjithmonë ka qenë mbështetëse e madhe e Kosovës, andaj edhe ky fjalim i deputetit Beyer ka dridhur Serbinë.

Ja postimi dhe fjalimi i deputetit:

Liberalizimi i vizave për Kosovën - tani!

E mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian , misioni i KFOR-it është pjesë e rëndësishme e saj, sepse sjell stabilitet dhe siguri në vend.

Në fjalimin tim plenar sot, fola qartë në favor të vazhdimit të mandatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat