Ramiz Lladrovci, kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit

Aktuale

Ramiz Lladrovci, kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit

Më: 21 maj 2021 Në ora: 19:16
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për kryetar të kësaj komune.

Lladrovci  ka thënë se nuk ka dilema që do ta kandidojë sërish.

“Nuk e di kush e ka këtë dyshim. Sigurisht që do të kandidojë sërish për kryetar të Drenasit. Partia Demokratike e Kosovës në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”, ka thënë ai.

Ndryshe, komuna e Drenasit sot është rikonfirmuar e para në Kosovë për performancë.

Lladrovci ka thënë se këtë sukses ia dedikon Kadri Veselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat