Sveçla: Vendimi s’ka të bëjë me mini-schengen, por me nisma në kuadër të procesit të Berlinit

Aktuale

Sveçla: Vendimi s’ka të bëjë me mini-schengen, por me nisma në kuadër të procesit të Berlinit

Më: 21 maj 2021 Në ora: 21:37
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili tha “Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit”.

Përmes një postimi në Facebook, ministri u shpreh se “Vendimi në mbledhjen e sotme nuk ka të bëjë fare me mini-shengen, por ka të bëjë me nisma në kuadër të procesit të Berlinit në të cilat Kosova duhet të jetë palë e barabartë”.

“Procesi i Berlinit është ide dhe nismë e Kancelarës Merkel, kurse zona mini-shengen apo më saktë Novi Sad është ide e Vuçiq dhe mbështetet nga ai. Qeveria e Kosovës mbështet bashkëpunimin rajonal mbi bazën e barazisë dhe reciprocitetit mes palëve”, shkruan Sveçla.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot miratoi unanimisht nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për Lirinë e Lëvizjes dhe Qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnje dhe Hercegovinës që të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat