Zogaj shpërthen në lot: Të burgosurit thërrisnin o bac ndihmom, por organet iu kishin dal nga trupi

Aktuale

Zogaj shpërthen në lot: Të burgosurit thërrisnin o bac ndihmom, por organet iu kishin dal nga trupi

Më: 21 maj 2021 Në ora: 23:43
Bislim Zogaj

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës në 22 vjetorin e kësaj masakre ishte i ftuar në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”.

Zogaj i cili njihet si një person që i ka trajtuar shumë nga të burgosurit e plagosur ka rrëfyer edhe momente tejet prekëse.

Ai thotë se janë disa ngjarje që sa herë që i kujton kaplohet nga emocionet.

“Isha njoftuar dy ditë përpara me dy djem të rinj edhe ata u lënduan në të njëjtën kohë, njërit iu ça shpina dhe i dolën organet jashtë e tjetrit koka e firmurit i kishte dal jashtë. Ata thoshin o baci Bislim ndihmona mos na le vet, por aty s’kishe qysh me i ndihmu as në sallë të operacionet s’kishin mujt me shpëtu”, ka thënë Zogaj.

Tutje, ai ka rrëfyer edhe një rast tjetër tejet tronditës kur në duar i kishin mbetur trutë e njërit nga të plagosurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat