Nagavci thotë se ka mësimdhënës që shmangin njësi të caktuara për edukimin seksual

Aktuale

Nagavci thotë se ka mësimdhënës që shmangin njësi të caktuara për edukimin seksual

Më: 22 maj 2021 Në ora: 00:19
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se ka pasur raste kur mësimdhënës në Kosovë kanë shmangur qëllimisht njësi të caktuara për edukimin seksual.

Pas protestave të nxënësve të shkollave të mesme, pas shtimit të raportimeve për ngacmime seksuale në shkolla dhe ngritjes së zërit për shtimin e lëndës për edukim seksual, Nagavci ka thënë se kjo lëndë dhe ajo mbi shëndetin janë pjesë e kurrikulës së re.

“Për mua pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme në protestën e fundit me parullat e tyre ka qenë inkurajuese sepse jam e bindur se përmirësimi i gjendjes për respektimin e fëmijëve, trajtimin e tyre e kujdesin për ta, duhet të bëhet po ashtu me bashkëpunim të madh, me miredukim me bashkëpunim mes institucioneve edukativo-arsimore, të familjeve, shoqërisë dhe shtrëngimin e masave të kryerësve të veprave.

Çështja e edukimit seksual dhe mbi shëndetin në përgjithësi janë të integruara në kurrikula. Një nga kompetencat e kurrikulës së re ka të bëjë pikërisht me këtë temë. Janë të përfshira në fusha të ndryshme. Është raportuar për raste të caktuara, mësimdhënësit shmangin njësi të caktuara mësimore”, ka thënë ajo. “Është me rëndësi që edukimi të bëhet në mënyrë shumë dimensionale, edhe me pjesëmarrje në aktivitete, vetëdijesim e shembuj më të mirë e njoftimin se ku duhet të adresohen rastet e ngacmimit. Për fat të keq ka ende raste kur shkollat nuk i raportojnë të gjitha nga tendenca apo mendojnë se mund t’i zgjidhin vetë apo s’duan t’i problematizojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat