Padia ndaj Serbisë për gjenocid, Sallahu: Profesionistët kanë vlerësuar që dosjet janë të mira për ta fituar rastin

Aktuale

Padia ndaj Serbisë për gjenocid, Sallahu: Profesionistët kanë vlerësuar që dosjet janë të mira për ta fituar rastin

Më: 22 maj 2021 Në ora: 00:24
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu, ka thënë se kompetencat për padinë ndaj Serbisë për gjenocid, i ka marrë zyra e Kryeministrit Albin Kurti.

Megjithatë ai tha se lidhur me këtë padi, është e nevojshme një përgatitje titanike, brenda të gjitha institucioneve.

”Duke e parë edhe analizat që ka bërë, zyra e Kryeministrit, me profesionistë të ndryshëm, janë disa gjasa të mira që të vazhdojmë më tutje. Së shpejti do të fillohet më tutje me analizat më të detajuara”.

”Unë s’mund të them nga ky moment, nëse Kosova e fiton apo nuk e fiton rastin. Supozimi dhe qejfi im është me fitu patjetër, por deri këtë moment që po flasim nuk kam ndonjë grumbullim të provave apo rishikim të tyre që kemi në duar tona”.

”Deri tani janë duke u lexuar dhe analizuar të gjitha dokumentet e ndryshme, pastaj mbi bazën e tyre do të vlerësohet se a do të bëhet padi apo jo. Mirëpo profesionistët deri më sot e kanë vlerësu që janë dosjet e mira për ta fituar rastin”.

”Kështu që ne jemi komod edhe rreth kësaj sepse do të angazhohemi jashtëzakonisht shumë për të dalur fitimtar edhe në këtë përballje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat