Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 07:22
Ilustrim

Ka shënuar rënie graduale numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Derisa gjatë ditës së djeshme ishte gati 4 mijë, sot numërohen 3.840 raste aktive.

Numri total i rasteve pozitive është 107.178 ndërsa 2.239 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099.

"Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë", njoftoi IKSHPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat