Njëra nga Kosova e tjetra nga Shqipëria, njihuni me pilotet që po lavdërohen nga ShBA-ja

Aktuale

Njëra nga Kosova e tjetra nga Shqipëria, njihuni me pilotet që po lavdërohen nga ShBA-ja

Më: 22 maj 2021 Në ora: 10:51
Valdeta Mehanja dhe Armela Murati

Valdeta Mehanja dhe Armela Murati, janë dy pilotet që po lavdërohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ato janë duke marrë pjesë në ushtrimin e madh, Defender Europe 21

“Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë. Togerja e 2-të Valdeta Mehanja (majtas), pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në #DefenderEurope 21.

DEFENDER-Europe 21 nxit ndërveprimin midis aleatëve të NATO-s dhe vendeve partnere”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat