Shefi i OSBE-së: Presim që toka të regjistrohet si pronë e Manastirit të Deçanit sipas ligjit

Aktuale

Shefi i OSBE-së: Presim që toka të regjistrohet si pronë e Manastirit të Deçanit sipas ligjit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 11:29
Manastiri i Deçanit

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka vizituar Manastirin e Deçanit dhe ka thënë se pret që toka ngjitur të regjistrohet si pronë e Manastirit.

Në një postim në Twitter të llogarisë së OSBE-së, thuhet se misioni pret që toka të regjistrohet si pronë e Manastirit në përputhje me sundimin e ligjit.

“Ambasadori Michael Davenport vizitoi Manastirin e bukur të Deçanit me Igumenin Sava Janjic.

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbështesë Kishën Ortodokse Serbe për të ruajtur trashëgiminë e saj kulturore dhe fetare në Kosovë ndërsa ne presim që toka ngjitur të regjistrohet si pronë e Manastirit në përputhje me sundimin e ligjit”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat