Interesim i madh për ta nënshkruar peticionin e PSD-së – Nushi: Do të shkojmë edhe në komunat e tjera

Aktuale

Interesim i madh për ta nënshkruar peticionin e PSD-së – Nushi: Do të shkojmë edhe në komunat e tjera

Më: 22 maj 2021 Në ora: 15:11
PSD

Numër i madh i qytetarëve të shtunën kanë nënshkruar peticionin e iniciuar nga Partia Socialdemokrate kundër gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë.

Nol Nushi nga kjo parti ka bërë të ditur se dje për vetëm pesë orë janë mbledhur mbi 1000 nënshkrime, vetëm në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ai ka paralajmëruar se nënshkrimi i peticionit do të vazhdojë edhe në komuna të tjera të vendit.

Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë interesim të madh të qytetarëve, për 10 ditë do të mbledhin nënshkrimet e nevojshme në mënyrë që të procedojnë për në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat