Foshnja e vdekur në Gjilan, familjarët e viktimës tregojnë çfarë ndodhi brenda Gjinekologjisë

Aktuale

Foshnja e vdekur në Gjilan, familjarët e viktimës tregojnë çfarë ndodhi brenda Gjinekologjisë

Nga: A.M. Më: 23 maj 2021 Në ora: 09:17
Spitali i Gjilanit

Në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Gjilanit ka ndërruar jetë një foshnje e porsalindur.

Për këtë rast, doktori i cili asistoi në këtë lindje u arrestua nga Policia e Kosovës.

Ku më pas, Prokuroria Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e ndalimit për 48-orë për mjekun V.Th., me dyshimin se i njëjti e ka trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme mjekësore të dëmtuarën D.Th.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 Maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme mjekësore të dëmtuarën D.TH., në atë mënyrë që me rastin e lindjes së saj, duke përdorur metodat e pa përshtatshme të mjekimit, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Familjarët e viktimës, kanë reaguar pas vdekjes së foshnjës, duke treguar si ka ndodhur rasti.

Po ashtu, kanë treguar se doktori V.Th., e ka përcjellë shtatzëninë e viktimës për 9 muaj.

Postimi i plotë:

Sot gjatë intervenimit në sallën e lindjes gruaja e vëllait e humbi beben dhe fajtor 100 % është Doktor Vaxhid Thaqi.

Rasti është lajmëruar edhe në Polici.

Dhe shpresojmë që Policia do të dalë me raport ashtu si ndodhi vdekja.

Sepse ky mjek e ka përcjellë gjendjen çdo muaj, deri në muajin e 9të.

Si është e mundur të neglizhohet puna në fund, që mos të intervenohet edhe të shpëtohet bebja.

Sot prej  orës  12:00 është shtyrë intervenimi deri ora 19:00,  jo është ky  mjek,  jo mungon  ai mjek. 

Edhe çdo  here shikimin nga xhepat, kur po i fut duart në xhepa e të ju  japësh  lekë.

Nëse është faji i tij,  Allahu ua ktheftë në fëmijët e vet .  Edhe ishalla është vdekja e fundit, sepse kohet e fundit po ka shumë,  nëna të cilat humbin foshnjën nga pakujdesia e mjekeve.

Image
Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat