Agim Bahtiri e emëron edhe një drejtoreshë

Aktuale

Agim Bahtiri e emëron edhe një drejtoreshë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:11
Agim Bahtiri

Pas lirimit nga detyra të Nazan Kërveshit, drejtoreshës për Punë dhe Mirëqenie Sociale, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka emëruar drejtoreshën e re në këtë post.

E emëruara e re nga kryetari Bahtiri është Fitore Mehmeti Behrami.

Ajo pritet ta ushtrojë rolin e drejtoreshës deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në fund të këtij viti.

Mediet kanë raportuar se arsyeja e shkarkimit të ish-drejtoreshës në këtë dikaster ishte neglizhenca në kryerjen e projektit nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat