“Petkoviq do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë”

Aktuale

“Petkoviq do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë”

Më: 24 maj 2021 Në ora: 00:27
Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë, 24 dhe 25 maj.

Ai do të zhvillojë disa takime.

Do të takohet me qytetarë në Leposaviq të hënën nga ora 11:00, shkruan Kosovonline.

Petkoviq thuhet se do të vizitojë edhe disa familje të komunitetit serb që merren me bujqësi dhe blegtori, për ta shikuar gjendjen e tyre nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat