​Orlando – Haxhiu diskutojnë mbi luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë

Aktuale

​Orlando – Haxhiu diskutojnë mbi luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 18:27
Foto nga takimi

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ai ka treguar se me Haxhiun kanë diskutuar për drejtësi.

"Forcimi i besimit të njerëzve në drejtësi, sundimin e ligjit dhe lufta jonë e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, duke përfshirë dhunën në familje, ishin bisedë e takimit", ka shkruar diplomati italian në Twitter.

Orlando ka bërë të ditur se me ministren Haxhiu janë dakorduar për një bashkëpunim të ngushtë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe forcimin e sundimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat