Presidentit të Kosovës apo mysafirëve, Malaj tregon se kujt i shërbejnë të parit

Aktuale

Presidentit të Kosovës apo mysafirëve, Malaj tregon se kujt i shërbejnë të parit

Më: 24 maj 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Mehdi Malaj, kamarier në presidencë ka treguar se si i shërbejnë presidentit të vendit.

 Ai po ashtu ka folur për përgjegjësinë që kanë për shërbimin e presidentit të vendit e delegacioneve të ndryshme që vizitojnë presidentin.

Malaj thotë se edhe gjatë vizitave të delegacioneve të ndryshme, ata i shërbejnë së pari presidentit të vendit e pastaj mysafirëve.

Këtë thotë se e ka praktikuar mëherët edhe në Oda.

“Unë e kam praktikuar gjithmonë të shërbejë së pari nikoqirin, të zotin e shtëpisë. Unë kam shërbyer edhe në Oda, i zoti i shtëpisë është shërbyer me të gjitha shërbimet”, thotë ai.

Ndërsa, ai tregon se zakonisht presidentët dhe mysafirët i shërbejnë me expresso, kjo pasi ka edhe pak mundësi që gjatë shërbimit t’i derdhin ato.

“Ne kemi shërbyer nga viti 2004 kur është zgjedh president Ibrahim Rugova dhe kemi vazhduar me të gjithë presidentët tjerë. Kur ka mysafir të nivelit të lartë kërkohet të jesh më strikt të respektohet edhe protokolli. Protokolli është vija e parë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat