Qëndron Kastrati flet për zbrazjen e shkollave

Aktuale

Qëndron Kastrati flet për zbrazjen e shkollave

Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:19
Qëndron Kastrati

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati ka treguar se pse po kërkon reformë të arsimit në komunën që ai drejton.

Sipas tij, numri i banorëve në këtë komunë është në rënie të vazhdueshme.

Ai thotë se prej vitit 1960, zonat rurale në këtë komunë kanë pasur rënie drastike të popullësisë, e në këtë rast edhe të nxënësve nëpër shkolla.

“Ajo që ka ndodhur në Europë, tash po ndodh edhe në Ballkan. Zonat rurale po zbrazen. Madje në rastin e Ballkanit kemi edhe migrim në Europë. Në këtë shkollë kemi 5 nxënës në një gjeneratë. 4 janë të një gjinie e 1 të gjinisë tjetër. Janë afër 100 gjithsej”, tha ai.

Kastrati thotë se do të vazhdojë me reformën e tij ndërkohë që tha se protestat janë të politizuara dhe të instrumentalizuara nga Qeveria.

“Është lojë e Albin Kurtit kundër meje”, tha ai.

“Ti je shka, ti je duke bë agjenda të Millosheviqit. Këto janë akuzat që po shpifin ndaj meje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat